Kameruni – Serbia, formacionet zyrtare
Kush do të fitojë në këtë ndeshje do të shkojë në shtëpi kurse fituesi do të këtë edhe një shpresë në ndeshjet e fundit të Grupi G
Botërori 2022 tashmë ka mbërritur në pikën ku nuk ka kthim mbrapa për kombet pjesëmarrëse. Skuadrat të cilat kanë fituar në fillim janë duke e vazhduar momentumin dhe po përpiqen që të fitojnë edhe ndeshjet e dyta dhe të vazhdojnë rrugëtimin e tyre.
Ato të cilat kanë pësuar humbje, supozohet që t’i harrojnë ato dhe të kthehen në rrugën e duhur duke mos u përpjekur që të kthehen në shtëpi me një biletë të hershme nga Katari.
Kameruni dhe Serbia janë dy skuadrat që do të kërkojnë me ngulm pikët e para në këtë Botëror pasi që kjo do të prelongojë qëndrimin ose jo të tyre në këtë garë, pas një fillimi zhgënjyes në ndeshjet e tyre të para.
“Luanët e paepur” të Kamerunit iu mohua një fillim i mirë i Botërorit të enjten e kaluar kur Zvicra i mundi me rezultat 1-0 duke falënderuar golin që e shënoi një kamerunas por i neutralizuar për Kombëtaren e Zvicrës, Breel Embolo.
Skuadra afrikane bëri një paraqitje shumë të mirë kundër Zvicrës që është ranguar në vendin e 15-të, por atyre ju mungojë përfundimi klinik në momentet e fundit dhe fitorja kruciale.
Skuadra e Rigobert Song do të synojë që të përmirësojë paraqitjen nga ndeshja e fundit dhe të arrin që të këtë cilësi për të shënuar në këtë ndeshje.
Serbia, në anën tjetër u shkatërrua nga Brazili por edhe Richarlison në pjesën e dytë. Ata ia dolën deri diku mirë në pjesën e parë duke u mbrojtur nga sulmi i Brazilit, por në pjesën e dytë ishin shumë të dobët.
Për Kamerunin edhe sot ka startuar njëri prej lojtarëve më të mirë në këtë skuadër, Eric Maxim Choupo-Moting.