Kameruni në gjysmëfinale të Kupës së Afrikës, pasi mposht Gambinë
Karl Toko Ekambi shënoi dy gola në fitoren 2-0 të Kamerunit kundër Gambisë në cerekfinale të Kupës së Afrikës, për ta kaluar në gjysmëfinale Kombëtaren e tij.
Ekambi fillimisht shënoi në minutën e 50, par se të qëllonte të dytin shtatë minuta më vonë.
Kujtojmë se ndeshjet gjysmëfinale luhen të mërkurën dhe të enjten, teksa Kameruni është Kombëtarja e parë që e ka prekur këtë fazë. /Periskopi.com/