Kamerat kapën Courtois dhe Giroud duke u tallur me huqjen katastrofale të Wernerit kundër Real Madridit

Kamerat kapën Courtois dhe Giroud duke u tallur me huqjen katastrofale të Wernerit kundër Real Madridit

Real Madridi definitivisht ishte skuadra më e lumtur pas gjysmëfinales së parë në Champions League në barazimin kundër Chelseat.

‘Të Kaltërit’ dominuan por shënuan vetëm një herë, teksa Real Madridi shënoi në rastin e parë të volitshëm, transmeton Periskopi.

Në fakt, goli i Karim Benzemas ishte e vetmja goditje e nikoqirëve në cak.

Thomas Tuchel, në anën tjetër, duhet të jetë i ngazëllyer me mënyrën si performuan disa futbollistë, përfshirë N’Golo Kanten dhe Mason Mountin.

Por, derisa Chelsea realizoi gol vital si mysafir, ende e pret punë e madhe në ndeshjen e dytë.

Gjërat kanë mundur të ishin më ndryshe nëse Timo Werner nuk do ta humbte këtë mundësi të artë.

Courtis nuk e pati të vështirë ta ndalte këtë pasi ishte direkt në të.

Belgu, pas pjesës së parë, u pa duke e diskutuar me Olivier Giroudin këtë huqje në tunel.

Sulmuesi francez i thotë portierit: ”Ajo pritje në Timon! pffff.”

Ndaj të cilës, Courtois u përgjigj: ”Krejt cka bëra është ta vendosja këmbën kështu,” dhe qeshi.

Giroud shtoi: ”Madhështore.” /Periskopi.com/

Shpërndaje në: