Kameramani që ka bashkëpunuar me Meghan Markle thotë se ajo sillej si diva kur fikeshin kamerat
Para se të martohej me Princin Harry Meghan Markle ka qenë një aktore jo shumë e famshme, megjithatë ka pasur një sjellje prej dive. Të paktën kështu tregon një kameraman që ka punuar me Meghan-in gjatë kohës që ajo xhironte “Suits”.
Në një intervistë për Daily Mail, kameramani, emri i të cilit nuk është bërë publik, ka thënë se Meghan-in e quanin “princeshë” që para se të lidhej me Princin Harry, pikërisht për shkak të sjelljes së saj tekanjoze. Ai shtoi se e kishin paralajmëruar për sjellen e saj prej dive, para se të fillonte të punonte me të.
“Njerëzit më thanë të bëhesha gati sepse ajo e tepronte. E quanin ‘princesha’. Kur e takova për herë të parë as nuk e dija kush ishte, ndërsa ajo filloi të bënte si diva. Sillej sikur ishte një yll i ekranit, por në fakt edhe yjet e vërtetë tregohen më të thjeshtë dhe zemërgjerë”, -u shpreh ai.
Kameramani shtoi se para kameras ajo sillej mirë, ndërsa pasi fikeshin kamerat “ajo nuk ishte më i njëjti njeri i sjellshëm”. Po ashtu, një ditë gjatë xhirimeve, Meghan kishte kërkuar një lloj luleje të veçantë dhe një lloj shampanje. Sipas tij, ajo ishte e pasjellshme dhe e kishte urdhëruar skuadrën e kameramanit të mos i fotografonte këmbët.
Burimi: Fox News