Kamenicë: Parandalohet një rast i kontrabandës, sekuestrohet mall me vlerë rreth 4 mijë euro

Kamenicë: Parandalohet një rast i kontrabandës, sekuestrohet mall me vlerë rreth 4 mijë euro

Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se vlera e mallit vlerësohet të jetë rreth 4 mijë euro.

“Njësia e Task Forcës Lindje, e përbërë nga Policia e Kosovës dhe Dogana e Kosovës, ka parandaluar një rast tjetër të kontrabandës me mallra. Më 27 shtator 2024, rreth orës 16:40, njësia e përmendur ndaloi një automjet me targa vendore në fshatin Topanicë, Kamenicë, ku u gjetën produkte ushqimore që dyshohet se janë futur kontrabandë në vendin tonë. Vlera e mallit vlerësohet të jetë rreth 4,000€”.

“Të gjitha veprimet lidhur me rastin u ndërmorën në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit, dhe me urdhër të prokurorit kompetent në Gjilan, malli u sekuestrua dhe u dërgua në terminalin doganor “Dheu i Bardhë”, thuhet tutje në njoftimin e policisë.

Shpërndaje në: