Kam pasë punë me Putinin në të kaluarën: E di çka duhet të bëjmë për të fituar përballë këtij despoti brutal

Kam pasë punë me Putinin në të kaluarën: E di çka duhet të bëjmë për të fituar përballë këtij despoti brutal

Shkruan: Viktor Yushchenko, ish-President i Ukrainës

Maksim Kurochkin është dramaturg. Për gati tri vjet, ai dhe 20 dramaturgë ukrainas po planifikonin të ndërtonin teatrin e ri në zemrën e Kievit të Vjetër. Ky grup donin ta rinovonin teatrin e ri, mbi një strukturë madhështore të vjetër dha planifikonin ta bënin hapjen e tij më 12 mars.

Më 24 shkurt, Maksimi me shokë u zgjuan nën alarmet horrorizuese të bombave. 12 marsi erdhi dhe shkoi. Në vend se të ishte duke përuruar teatrin e ri, Maksimi tani po merr pjesë në ushtrime strategjike ushtarake për mbrojtje nga pushtuesit rus. Në vend se të lapsit në dorën e vet, tani ai mban një armë.

Janë më shumë se dy muaj kur ushtria ruse kaloi ilegalisht kufirin tonë. Ata kanë dështuar deri tani, që nga përpjekjet e para të tyre për ta pushtuar komplet Ukrainën. Një arsye për dështimin e tyre, është se ata dështuan edhe të parashikonin se do të hasnin në një rezistencë heroike – në përballje me ushtrinë tonë të sofistikuar por edhe njerëzit si Maksimi të cilën, kur u përballën me realitetin e pushtimit rus, zgjodhën ta rroknin një armë dhe të luftonin.

Shumë prej këtyre trimave mbrojtës, përfshirë edhe vajzën time të vetme, e cila menjëherë u regjistrua për vullnetare qysh kur filloi lufta, kurrë nuk kanë qenë në një trajnim ushtarak ose kurrë s’kanë qenë pjesë e një situate konflikti.

Histori si këto, ku çifte të reja kanë shtyrë ditën e dasmës për t’i rrokur armët dhe për t’iu bashkuar përpjekjes së ushtrisë dhe popullit për ta mbrojtur vendin, ose komedianë të cilët po i ndihmojnë veteranët të rimarrin veten pas traumave e më pas u bënë edhe vetë ushtarë, tregojnë shpirtin e pathyeshëm të popullit ukrainas.

Disa nga këta mbrojtës të vendit tonë, nuk u kthyen të gjallë nga betejat, fatkeqësisht. Disa të tjerë janë qëlluar për vdekje në vende si Buça, Harkivi ose Mariupoli.

Nuk do të mund ta dimë kurrë se sa nga qytetarët tonë u vranë, derisa t’i hapim varret masive dhe të gjurmojmë nën dhe, nën qytetet e rrënuara.

Derisa krejt këto rrëfime janë shokuese kur i dëgjon, kjo është ajo çka saktësisht mund të presim nga ushtrie mizore ruse, e prirë nga diktatori Vladimir Putin.

Historima ime personale me Putinin daton prej vitit 2000, kur të dy ishim kryeministra të vendeve tona. Më pas, unë garova për President të Ukrainës në vitin 2004 dhe ai po bënte fushatë kundër meje. Synimet ekstreme të tij me gjithë ato veprime që bëntë kundër meje, po bëheshin gjithnjë e më të qarta; unë pasi fitova, mendova se duhej të provoja të mbaja raporte pune me të, si një nga liderët fqinj lindor i yni. Por Putini me të cilin zgjodha të bashkëpunoja, nuk ekziston më. Ai, që prej atëherë, është bërë totalisht një despot brutal dhe i izoluar i cili nuk mund ta pranojë asnjë kundërshtar.

Një nga armët më të fuqishme që kemi tani kundër Putinit, është përkrahja dhe solidariteti ndërkombëtar. Kjo është diçka që e shqetëson shumë atë.

E di që, derisa lajmet për luftën tonë mbizotërojnë në kryetitujt e mediave në gjithë botën por edhe dominojnë bisedat globale me dhjetëra javë, interesi për mbrojtësit e territorit tonë nis të zbehet.

Dikur nis një lodhje me këto luftëra horror dhe kjo është e përbashkëta e të gjithave; e kemi parë këtë në Siri, e kemi parë në Jemen dhe në Donbasin tonë. Por për ne në Ukrainë, nuk guxojmë ta lejojmë ndjenjën e lodhjes/ zbehjes sepse kështu, rrezikojmë ta humbasim anën e fitimtarit. Fuqia jonë është tani më e rëndësishme se kurrë.

Lajme të ndryshme na vijnë nga Rusia, dëgjojmë storie se si trupat ruse kanë filluar rigrupimin dhe planifikojmë sulme sërish. Tani është momenti që duhet ta zgjedhim për ta fituar këtë luftë.

Këtë nuk mund ta bëjmë pa mbrojtjen e jashtme. Kjo luftë është një moment definues, jo vetëm për historinë e Ukrainës, por për mbrojtjen e demokracisë. Ky nuk është vetëm një konflikt regjional midis Ukrainës dhe Rusisë, por është një luftë kundër tiranisë dhe imperializmit.

Ushtria jonë vazhdon të ketë nevojë për armë dhe ndihma ushtarakë nga të gjithë aleatët tonë. Dhe kemi nevojë gjithashtu për ndihmë financiare që t’i mbyllim vrimat e mëdha që i ka hapur kjo luftë në ekonominë tonë.

Lidershipi jonë nuk është vetëm në frontin e parë të luftës me Rusinë, por gjithashtu, po lufton fort në prapavijat e betejtës – për sigurinë e zyreve dhe institucioneve ndërkombëtare, në mënyrë që kështu të gjejë edhe përkrahjen e aleatëve tonë në përpjekje për të rivendosur paqen dhe lirinë në Ukrainë.

Në të njëjtën kohë, kemi një ushtri të tërë vullnetarësh të cilët duhet të vazhdojnë mbështetjen për trupat tona mbrojtëse në mënyrë që ato të vazhdojnë luftën nëpër beteja.

Mbrojtësit tonë do të vazhdojnë luftën deri në arritjen e fitores përfundimtare  dhe mbështetësit tonë, do të vazhdojnë të bëjnë gjithçka që t’i ndihmojnë ato.

Besoj fuqishëm se fitorja e Ukrainës është e pashmanshme. Kur ukrainasit e zakonshëm po bëjnë gjithçka për të luftuar për lirinë dhe dinjitetin e tyre, fitorja është i vetmi opsion.

Mezi e pres ditën kur kjo luftë të përfundojë dhe Maksimi me kolegët e tij do të mund ta hapin teatrin e tyre dhe skena do të jetë për ta – jo për propagandë – por për zërat dhe idetë e tyre.

Sot, ne po luftojmë për liri.

Nesër, do të shikojmë aktorët (autorët) tonë duke luajtur në rolet e tyre – këta autorë që fituan këtë luftë dhe përcaktuan se çka do të thotë të jesh ukrainas./ Viktor Yushchenko për The Guardian/ Përktheu: Dafina Demaku/Periskopi 

 

 

Shpërndaje në: