“Kam frikë se Fatmir Limaj do ta lë në rrugë Haradinajn dhe mund t’i bashkohet Kurtit”- Ky ishte paralajmërimi i Lladrovcit pak javë më parë

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci duke komentuar ecurinë e zgjedhjeve të mbajtura më 9 shkurt dhe rezultatet preliminare, ka thënë se nuk beson që PDK do t’i bashkohet LVV-së për të formuar qeverinë, nëse ky subjekt nuk arrin ta formojë e vetme qeverinë.
Lladrovci mohoi se PDK-ja mund të futet në koalicion me VV-në. Por ai, ishte i ashpër kur foli për Fatmir Limajn.
“Mund të ketë asi që iu kanë bashkëngjit z.Ramush Haradinaj dhe e kanë dëmtuar. Është z.Limaj bashkë me një grup të tij dhe kam frikë se do ta lënë në rrugë Ramush Haradinaj dhe ti bashkohen Kurtit nëse i duhen numrat. Fatmir Limaj është mjeshtër i përftimit në grup. Ta zëmë nëse Nisma i ka marrë 25 mijë vota në nivel vendi ato vota asnjë se merr AAK i merr vetëm Nisma, dhe mund t’i ketë 4 deputetë dhe ata mund t’ia kthejnë shpinën Haradinajt kurdo”, tha Lladrovci në Klan Kosova.