“Kam djegie të gradës së tretë”/ Flet qytetari që u lëndua nga molotovi në protestë
Kujtim Emiri, qytetari që u përfshi nga flakët për shkak të molotivit gjatë protestës së djeshme, ka folur për “Shqipëria Live” në një lidhje direkte nga spitali.
Ai tha se në disa zona të turpit ka djegie të shkallës së tretë, ndërsa tha se molotovin e pasoi një efektiv policie.
“Dikush hodhi një molotov, u përplas dhe ra para këmbëve të policisë. Njëri nga ata, ndoshta me qëllim nuk e di, i ra me shqelm dhe ma hodhi te këmbët e mia, isha 7-8 metra larg.
Unë nuk jam as anëtar i PD, por s’kam as vajzën edhe pse ka qenë e përfshirë në ‘Aleancën për Teatrin’, por e kam ndjerë të nevojshme si qytetar. Jam në spital, djegia ka shku në shumë vende, ka shkuar në gradën tre në shumë vende”-u shpreh qytetari./TCH
Top Channel