“Kam biseduar me trajnerin”, Edon Zhegrova tregon se ka qartësuar gjithçka

“Kam biseduar me trajnerin”, Edon Zhegrova tregon se ka qartësuar gjithçka

Edon Zhegrova ka thënë se është qartësuar gjithçka në lidhje me situatën që u krijua gjatë grumbullimit të kaluar te Kosova.

Ai potencoi se ka biseduar me trajnerin Franco Foda dhe janë sqaruar për çdo gjë që ka ndodhur.

”Kemi biseduar me trajnerin, e kemi rregulluar dhe gjithçka është në rregull”, u shpreh Zhegrova.

Zhegrova tha se po ndjehet krenar që e përfaqëson shtetin e Kosovës në futboll.

”Unë jam gjithmonë krenar kur reprezentojë shtetin tim, kur gjithë bota e njeh Kosovën dhe kjo është krenari”, u shpreh Zhegrova për Klan Kosova.

Ndryshe, Zhegrova do të jetë i gatshëm për Kosovën në dy ndeshjet e tetorit në kuadër të Ligës së Kombeve.

Shpërndaje në: