Kaloi kufirin ilegalisht, policia ndalon të dyshuarin në Leposaviq

Kaloi kufirin ilegalisht, policia ndalon të dyshuarin në Leposaviq

Policia e Kosovës, nëpërmjet raportit të saj 24-orësh, ka njoftuar për një rast të kalimit të paautorizuar të kufirit.

PK-ja ka bërë të ditur se i dyshuari i cili është ndaluar, ka kaluar ilegalisht kufirin mes Serbisë e Kosovës.

‘‘KALIM I PAAUTORIZUAR I KUFIRIT

Koshuticë, Leposaviq / 22.01.2025 – 18:45.  Policia gjatë patrullimit kanë ndaluar veturën me targa të Serbisë me drejtues m/k i cili dyshohet se ka kaluar ilegalisht kufirin Serbi-Republika e Kosovës.  I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt’’, ka njoftuar policia.

Shpërndaje në: