Kallas pas takimeve veç e veç me Kurtin dhe Vuçiqin: Kryerësit e aktit në Zubin Potok të përballen me drejtësinë

Kallas pas takimeve veç e veç me Kurtin dhe Vuçiqin: Kryerësit e aktit në Zubin Potok të përballen me drejtësinë

Shefja e re e Politikës së Jashtme të BE-së, Kaja Kallas, ka shkruar lidhur me takimet e para të ndara që ka pasur me kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq.

Kallas ka thënë se e vetmja rrugë për anëtarësim në BE është ajo përmes normalizimit të raporteve mes dy shteteve, në bazë të Marrëveshjes së Ohrit.

Gjithashtu Kallas ka thënë se mirëpret gatishmërinë për të bashkëpunuar plotësisht pas sulmit të fundit terrorist në Zubin Potok ku u dëmtua kanali i ujit të Ibër-Lepencit.

“Kryerësit e aktit duhet të përballen me drejtësinë”, ka shkruar ajo.

Shpërndaje në: