Kallas e takon Mogherinin, merr “këshilla dhe fjalë të mira” nga ajo para se t’ia nisë detyrës si kryediplomate e BE’së
Kaja Kallas, ish-kryeministrja e Estonisë, e cila është nominuar për pozitën e Përfaqësueses së Lartë të Bashkimit Evropian (BE), ka arritur dje në Bruksel.
Kallas’it i duhet dhe mbështetja e Parlamentit Evropian për ta marrë detyrën e kryediplomates.
Estonezja sot ka takuar Federica Mogherini, ish-përfaqësuese e lartë e BE-së para spanjollit Josep Borell.
“Takim i shkëlqyer me Kaja Kallas në Bruksel, ajo do të jetë një Përfaqësuese e Lartë e mrekullueshme për Bashkimin Evropian”, ka shkruar ajo.
Pas Mogherinit ka shkruar edhe Kallas duke e falënderuar italianën për këshillat dhe fjalët e mira.
Mogherini. Aktualisht politikania italiane mban postin e rektores së Kolegjit të Evropës. Sa mbante pozitën e kryediplamtës evropiane Mogherini ka ndërmjetësuar dialogun Kosovë – Serbi.
Gjatë mandatit të saj ajo nuk e kishte përjashtuar mundësinë e ndryshimit të kufijve midis Kosovës dhe Serbisë, por ka theksuar se një korrigjim i mundshëm, nuk do të duhej të jetë i bazuar përmes vijave etnike.