“Kalabria” mbetet pa ngrohje, kjo është arsyeja

Lagjja “Kalabria” në Prishtinë ka mbetur sonte pa ngrohje si pasojë e një avarie, ka njoftuar kryshefi i “Termokosit”, Fisnik Osmani.
“Lagja Kalabria, sonte do të jetë pa ngrohje! Në orët e pasdites, në rrjetin primar i cili furnizon me ngrohje banorët e lagjes ‘Kalabria’, është shfaqur një avari – të cilën kolegët tanë dhe ekipet e mirëmbajtjes janë duke bërë përpjekje të mëdha që të sanohet”.
“Deri në krijimin e kushteve të nevojshme teknike për punë, kjo pjesë e qytetit do të jetë pa ngrohje”, ka shkruar Osmani në Facebook.