Kaka dhe Ronaldo po tentojnë ta bindin Ancelottin që t’i bashkohet Brazilit
Ish-lojtarët e Real Madridit, Ronaldo dhe Kaka, po luajnë një rol kyç për të bindur trajnerin e Realit, Carlo Ancelotti për t’iu bashkuar Brazilt.
Ish-lojtarët e Brazilit kanë luajtur nën drejtimin e Ancelottit në AC Milan dhe kanë folur me italianin në emër të FA Braziliane (CBF), e cila ka qenë pa një trajner të përhershëm për ekipin kombëtar që kur Tite dha dorëheqjen pas largimit të tyre nga Kupa e Botës.
Një burim i tha The Athletic: “Emri që po kërkojmë është Carlo Ancelotti. Është vetëm ai, nuk ka tjetër. Nëse punësimi i tij nuk ndodh, me siguri do të shikojmë në Brazil”. Mbetet të shihet nëse Kaka dhe Ronaldo mund ta bindin Ancelottin që t’i bashkohet Brazilit.
🗞 Kaka ve Ronaldo, Ancelotti’yi Brezilya Milli Takımı’nın başına geçmesi için ikna etmeye çalışıyor.
Ancelotti, Brezilya’nın başına geçmeye hazır ancak Real Madrid göndermediği sürece görevinden ayrılmayı planlamıyor. (The Athletic) pic.twitter.com/bgmKaQ36Ie
— FutbolArena (@futbolarena) March 28, 2023