Kajtazi tallet keq me deklaratën e Kurtit për Nagip Krasniqin: Jo që na ka çmend, po na ka tranu
Gazetari Vehbi Kajtazi ka ironizuar me kryeministrin Albin Kurti, i cili mbrëmë ka thënë se ish-drejtori i KEK-ut, Nagip Krasniqi, i ka çmendur kundërshtarët e tij me suksese.
Sipas shefit të Qeverisë, për këtë arsyeje Krasniqit i është ngritur aktakuza nga prokuroria.
Në profilin e tij në “Facebook”, Kajtazi duke u tallur ka shkruar se Krasniqi i ka “tranuar” kundërshtarët.
“Mrame ne RTK, Kurti kish thane se “Nagip Krasniqi i ka çmendur kundershtaret e tij me suksese”. Jo qe na ka çmende po na ka trani i nderuar”, ka shkruar Kajtzai.