Kajtazi: Sikur Periskopi-n, Rilind Gërvalla i RTK-së kishte plan t’i njollos secilin që e konsiderojnë kundërshtar të Kurtit

Kajtazi: Sikur Periskopi-n, Rilind Gërvalla i RTK-së kishte plan t’i njollos secilin që e konsiderojnë kundërshtar të Kurtit

Gazetari Vehbi Kajtazi duke cituar audio-inçizimin që e publikoi ku Drejtori i Radiotelevizionit të Kosovës, foli në bord për lajmin e rremë kundër Periskopit e Nacionales, ndër të tjera ai thotë se “do të ketë publikime të tjera…”.

Kajtazi ka thënë se këtu Gërvalla pati paralajmëruar se do t’i sulmoj edhe mediat e tjera të cilat janë kritike ndaj pushtetit të Kurit.

Postimi i plotë:

Ky vegla i regjimit te Kurtit nder te tjera po thote se zyrtari i AKI-se, i cili profhoi, dergoi dhe pagoi lajmin e rrejshem ne nje portal ne Bosnje kunder mediave ne Kosove, se do te kete edhe publikime tjera kunder mediave tjera.

Pra, ky grup kriminal ka pasur qellim qe secilin qe e konsiderojne kundershtar te Kurtit, ta njollosin njejte siç kane bere me Periskopin dhe Nacionalen.

Perndryshe, Rilindi po e thote te verteten. Ai veç ka zbatuar urdhera te regjimit.

Nderkaq, ky tipi i AKI-se eshte punesu aty ne fillim te themelimit te AKI-se me ndikim te njerezve te lidhur me ish pushtetin.

Ju kam thane se nuk ndalem derisa te perfundojne ne burg ata qe vendosin pergjues, GPS dhe profhojne lajme te rrejshme qe ua rrezikojne jeten gazetareve.

S”kam mu ndale!

“Ishte në seminar në Bosnje” – Kështu e implikoi AKI’në, Rilind Gërvalla, për lajmin e rremë ndaj Periskopit dhe Nacionales (audio-incizim)

Shpërndaje në: