Kajtazi: Shkrimi i lajmit të rremë ndaj Periskopit dhe Nacionales është paguar nga AKI

Kajtazi: Shkrimi i lajmit të rremë ndaj Periskopit dhe Nacionales është paguar nga AKI

Gazetari dhe analisti, Vehbi Kajtazi, është i ftuar në Rubikon në Klan Kosova. Duke folur për përndjekjen nga AKI dhe hetimet që Prokuroria ka nisur ndaj tij dhe Lirim Mehmetajt, Kajtazi ka folur edhe për lajmin e rremë ndaj Periskopit dhe Nacionales.

Ai për këtë lajm është shprehur se është i paguar nga AKI.

 

“Brenda Agjensisë është themelu një zyrë kundër luftës hi ride, të cilën e udhëheqë zyrtari i AKI’së të cilin unë e kam përmend me emër edhe mbiemër, ky zyrtar i punësuar prej fillimit ka dhënë dorëheqje në 2011 prej AKI’së sepse ka qenë koha në veri kur patën shku Njësitë Speciale për rend dhe ligj, ky është larguar deri në 2014, e ka kthyer në punë Driton Gashi, pra i cili është dënu në shkallën e parë me 4 vjet burg në rastin e Gylenistëve. Dhe ky zotëriu, me gjithë ashpërsinë e vet paratë që i kanë në dispozicion se kanë shumë buxhet në emër të operacioneve të fshehta, nis e prodhon lajme të rrejshme kundër gazetarëve. Dhe lajmi i parë që u prodhu, u prodhu për Buzhalën e Mirenën, e dy mediumet duke rrezikuar jetën e tyre të gjithë atyre gazetarëve që punojnë aty. Duke i lidhur me një terrorist me një organizatë terroriste dhe prej Bosne u botua në RTK…Ky shkrim është pagu prej AKI’së në Bosne, ka marrë para për këtë shkrim.”- u shpreh ai në Rubikon./Periskopi

Shpërndaje në: