Kajtazi për Kurtin: La të kuptohet që toleron edhe arrestimin e Vjosa Osmanit

Kajtazi për Kurtin: La të kuptohet që toleron edhe arrestimin e Vjosa Osmanit

Gazetari Vehbi Kajtazi referuar deklarimeve të Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në Maqedoni të Veriut ku u mjaftua me një keqardhje të MPJ-së maqedonase ndaj predikamentit të Vjosa Osmanit, ka thënë se Kurti la të kuptojë se “është në gjendje të tolerojë edhe arrestimin e saj”.

Postimi i Kajtazit:

Keqyrne kryeministrin e Kosoves! Shkon ne Shkup ne vizite zyrtare pa marre raport zyrtar per perdhosjen e dinjitetit te shtetit dhe te Presidentes.

Nuk e thote asnje fjale per 4 dite, duke lene te kuptohet se tashme pas prishjes me Vjosa Osmanin eshte ne gjendje ta toleroje edhe arrestimin e saj.

Siç po me thote nje mik i jemi, ky mendon se me kete shfaqet si shef dhe i forte, por ne fakt tregon te kunderten – qe nuk ka fije dinjiteti e sensi per punet e shtetit dhe duron çdo poshterim qe mund t’i behet ne te ardhmen.

Shpërndaje në: