Kajtazi, Kurtit: O i nderuar, çka ke bo për katër vjet, a e ke ngulë ndonjë kunxh?
Gazetari Vehbi Kajtazi ka hedhur kritika ndaj Qeverisë Kurti, specifikisht për kryeministrin Albin Kurti.
Kajtazi tha se deklarimet e kryeministrit Albin Kurti dhe të ministrit Faton Peci, janë shqetësuese.
“Deklaratat e Kurtit dhe Pecit janë shqetësuese. Nëse ka ndonjë dyshim a akuzë për diçka, ata duhet të merren me çështjen e caktuar, e jo të thonë ‘ata, ata, ata’, sepse tek e fundit, ju kush jeni? Duhet të dimë se këta kush janë. Sa u përket atyre, ata janë në opozitë. Dhe ne e kemi në pushtet Albin Kurtin, një politikan totalisht i paaftë për të qeverisur këtë vend. Sa i përket votës dhe popullatës që votojnë, të jap shembuj me qindra se çka votojnë nëpër botë. Edhe Hitleri ka ardhur me votë”, deklaroi ai.
Ndër të tjera, gazetari Kajtazi e pyeti kryeministrin Kurti se “a ke ngulur ndonjë kunxh” në 4 vjet qeverisje.
“Sot pyete, ‘O i nderuar, çka ke bërë këto katër vjet? A e ke ngul diku ndonjë kunxh? A e ke bo diçka që mbahesh mend? Përveç demagogjisë e akuzave ‘ata, ata, ata’”, tha Kajtazi në Rubikon.
Tutje, ai foli edhe për doracakun e mësimdhënësve për Edukatën Seksuale, teksa shtoi se iniciativa për edukatë seksuale ekziston që nga viti 1999.
“NJë grup që është marrë me këtë çështje ka insistu, e një grup tjetër kanë insistuar se duhet të jetë edhe çështja fetare. Iniciativat kur kanë ndodhur, janë të mirëseardhura. Por, kur është finalizuar, kush e ka miratuar? Ajo e ka një datë”, deklaroi më tej ai.
Sipas tij, edukimi në këto fusha është shumë i mirëseardhur.