Kajtazi: Jam i bindur që biseda e Mimozës me Radojiçiqin përmban gjëra të rënda, kanë folur mbi 30 minuta
Gazetari Vehbi Kajtazi ka thënë se është i bindur që shefja e Grupit Parlamentar të VV-së Mimoza Kusari Lila ka zhvilluar biseda të gjata me kriminelin e dyshuar serb Milan Radojiciq. Kajtazi është shprehur i sigurt se në ato biseda ekzistojnë “gjëra të rënda” dhe se është diskutuar edhe heqja e urdhërarrestit për Milan Radojiçiqin. Sipas gazetarit të njohur, kjo e mban nën preson qeverinë e Kosovës.
“Biseda e Mimoza Kusarit me Milan Radojicin unë ju garantoj që është e incizume. Dhe këtu e kanë problemin pushteti. Unë jami bindur që janë nën shantazh, unë jam i bindur që ajo bisedë është shumë e rëndë, unë jam i bindur që aty është diskutu me ia hek urdhërarrestin Milan Radojicin dhe dalja e mundshme në publik këta i mban nën shantazh…edhe ne i kemi do informacione. Unë besoj që mbi 30 minuta është biseda e Mimoza Kusarit me Radojiciqin dhe jo vetëm një here”, ka thënë Kajtazi në një intervistë me Ilir Mirenën e Dafina Demakun.
Për të dëgjuar tq plotë atë cfarë gazetari Kajtazi thotë rreth kësaj ceshtje, video mëposhtë: