Kahn e konfirmon se Bayerni nuk do të nënshkruajë me asnjë sulmues

Kahn e konfirmon se Bayerni nuk do të nënshkruajë me asnjë sulmues

Bayern Munichi nuk do të transferojë sulmues në afatin kalimtar të verës.

Pas largimit të Robert Lewandowskit drejt Barcelonës, pritej që kampionët gjermanë të kërkonin ndonjë sulmues si zëvendësues të tij.

Mirëpo, kjo nuk pritet që të ndodhë këtë verë. Kështu ka deklaruar shefi ekzekutiv i Bayernit, Oliver Kahn, përcjell Gazeta Express.

“Ne nuk do të nënshkruajmë me një sulmues të ri, nuk ka diskutim. Në asnjë mënyrë”, tha ai për “Bild”.

“Ne kemi ende opsione në ekipin aktual; Zirkzee, Choupo-Moting pastaj i riu Mathys Tel”, shtoi Kahn.

Sadio Mane, Lorey Sane, Serge Gnabry, Thomas Muller e Kingsley Coman janë opsionet tjera të Julian Nagelsmannit për vijën e sulmit.

Shpërndaje në: