Kafeja shumë e nxehtë mund të jetë kancerogjene

Kafeja shumë e nxehtë mund të jetë kancerogjene

Në një studim të fundit të publikuar nga Agjencia Ndërkombëtare e Kërkimit për Kancer, thuhet se konsumimi i pijeve shumë të nxehta u klasifikua si kancerogjen ndaj njerëzve.

Saktësisht, të pish pije me temperaturë mbi 65 gradë Celsius mund të ndikoj në krijimin e kancerit të ezofagut, forma e tetë më e shpeshtë e kancerit botërisht.

Çaji, kafeja apo pijet tjera të cilat kanë këtë temperaturë, gjatë konsumit shkaktojnë djegie në ezofag dhe kjo ndikon që të rritet rreziku për kancer në këtë pjesë të trupit, shkruan kp.

Kërkimet janë bërë nga 23 shkencëtarë ndërkombëtarë të cilët kanë analizuar kancerogjenin e kafes ‘matte’, e cila konsumohet shumë sidomos në regjionet e Amerikës Jugore, si dhe pijet tjera të nxehta duke e përfshirë çajin. Ata konstatuan se pijet e konsumuara në temperatura shumë të nxehta, e shkaktonin kancerin në ezofag.

Sipas agjencisë studimet në Ki në, Iran, Turqi dhe Amerikë Jugore kanë gjetur të dhëna të ndërlidhura me konsumimin e pijeve të nxehta dhe formimin e këtij lloji të kancerit. Në këto vende, llojet e ndryshme të çajit zakonisht pihen në temperatura të larta, mbi 70 gradë celsius.

Dr. Christopher Wild, drejtor i Agjencisë Ndërkombëtare të Kërkimit për Kancer, ka thënë se rezultatet kanë treguar që temperatura e lartë në pije është ajo që ndikon në formimin e kancerit në ezofag. Pijet e konsumuara në temperaturë normale në të ftohtë apo në të ngrohtë, nuk e kishin këtë efekt.

Kanceri i ezofagut ishte shkaktarë për vdekjen e rreth 400, 000 njerëzve në gjithë botën në vitin 2012, prej 5% nga të gjitha llojet e kancerit.

Sidoqoftë, duhani dhe alkooli vazhdojnë të mbesin faktorët kryesorë për këtë lloj kanceri. Kanceri i ezofagut është më i pranishëm në pjesët e Azisë, Amerikës Jugore dhe Afrikës Lindore. /Telegrafi/

 

Shpërndaje në: