Kafeja e dëmshme, por ja me çfarë pije mund ta filloni mëngjesin
Shkenca thotë se momenti më i mirë për ta pirë kafen nuk është mëngjesi i hershëm, edhe pse pjesa dërrmuese e njerëzve nuk arrijnë të zgjohen pa kafe.
Por ka edhe mënyra të tjera për ta rifilluar mëngjesin mbarë. Një ndër to është pirja e ujit të ngrohtë me limon dhe mjaltë.
Kjo përzierje ka shumë vlera ushqimore dhe është shumë e thjeshtë për t’u përgatitur çdo mëngjes, sado vonë që të jesh.
Nuk përmban asnjë përbërës artificialë shtesë. Ujë i ngrohtë me limon ndihmon edhe tretjen dhe të jep më shumë energji.
Gjithashtu, kjo përzierje pastron dhe hidraton lëkurën, përmirëson sistemin imunitar, por edhe freskon frymëmarrjen. Ndërsa mjalti, përveç vlerave shëndetësore, i shton ëmbëlsi përzierjes.