Kafeina shton rrezikun nga aborti: Zvogëloni pirjen ditore të kafes

Kafeina shton rrezikun nga aborti: Zvogëloni pirjen ditore të kafes

Hulumtimi të cilin e ka bërë Instituti Kombëtar i Shëndetit i SHBA-së është bërë në më shumë se 1.200 femra

Është përcaktuar që madje edhe doza e vogël e kafeinës mund të rrezikojë frytin,.

Këshilla e ekspertëve për shtatzënat e ardhshme është që të pinë vetëm dy filxhanë të vegjël kafe në ditë. Më shumë e kaq mund të bëjë që bebja të lindet me peshë të vogël.

“Cilado marrje e kafeinës gjatë shtatzënisë mund të shtojë rrezikun nga aborti, posaçërisht në tetë javët e para. Femrat të cilat përpiqen të mbeten shtatzënë mund të kenë vetëm të mira nga eliminimin i konsumimit të kafeinës”, theksohet në hulumtim.

Ekipi, në krye të të cilit ishte dr. Aleksandra Pudrdu Smith,ka analizuar studimin e vitit 2014 në të cilin është analizuar efekti i aspirinës në shtatzëni, mirëpo femrat të cilat janë përpjekur të mbeten shtatzënë (1.224 syresh) u janë përgjigjur pyetjeve sa kafeinë dhe alkool fusin në organizëm.

Marrjen e kafeinës dhe alkoolit e kanë ndjekur në periudhën katërvjeçare gjatë së cilës u është marrë gjak.

Rezultatet kanë treguar që konsumimi i dy apo më shumë pijeve në ditë të cilat përmbajnë kafeinë është lidhur me rrezikun e abortit.

Kafeina është stimulues i cili mund të rrisë rrezikun e shtypjes së gjakut dhe shpejton punën e zemrës, gjë që nuk rekomandohet gjatë shtatzënisë.

Ekspertët e Institutit u rekomandojnë shtatzënave që të mos fusin në organizëm më shumë se 200 miligramë kafeinë në ditë, përkatësisht dy filxhanë të vegjël instant apo një filxhan të vogël kafe të filtruar.

Shpërndaje në: