Kafeina ndihmon me thatësinë e syve

Nëse sytë tuaj djegin, kruhen ose keni ndjenjën e parehatisë, mund të jeni duke përjetuar sindromin e “syve të thatë”.
Kjo gjendje vjen kur sytë tuaj nuk prodhojnë mjaft lot ose cilësinë e duhur të lotëve.
Hulumtimet kanë treguar që kafeina mund të lehtësojë thatësinë në sy duke rritur prodhimin në gjëndrat e lotëve.
Pjesëmarrësit në studim konsumuan kapsula me 200 mg deri 600 mg kafeinë, në varësi të peshës së tyre – ekuivalenti i 2 deri në 6 filxhanë kafeje.
Duhet të jeni të kujdesshëm nëse jeni të ndjeshëm ndaj kafeinës, sepse mund t’ju shkaktojë pagjumësi.
Por, nëse e toleroni mirë kafeinën, rrisni pak konsumimin tuaj për të parë nëse ju ndihmon sytë tuaj të thatë.