Kafeina mund të jetë sekreti për flokë të shëndetshëm e të gjatë: Ç’duhet të dini!

Kafeina mund të jetë sekreti për flokë të shëndetshëm e të gjatë: Ç’duhet të dini!

Produktet e reja të shampove, zbutësit të flokëve dhe trajtimeve të fundit, po përmbajnë kafeinë në formulën e tyre.

Birdgette Hill, eksperte e flokëve, thotë se kafeina stimulon qarkullimin e gjakut në zonën e skalpit dhe kjo është e rëndësishme, sepse në këtë mënyrë lëkura ushqehet me oksigjen dhe lëndë ushqyese, që janë të nevojshme për flokë të shëndetshëm.

Për këtë arsye dhe të tjera, kafeina mund të jetë një shtesë e rëndësishme në rutinën tuaj të kujdesit ndaj flokëve.

Në lidhje me rënien e flokëve, kafeina natyrshëm kundërvepron me DHT, hormonin përgjegjës për rënien e flokëve. Kështu, ajo inkurajon flokët të rriten dhe të jenë të shëndetshëm.

Dermatologët dhe estetistët thonë se zakonisht, trajtimet e tilla kërkojnë një kohë prej 3 muajsh për të dhënë efektet e tyre.

Shpërndaje në: