Kafe apo lëng portokalli në mëngjes?

Periskopi.com Shëndeti

 

Është bërë gati si traditë për shumë njerëz që kur janë të përgjumur ose të lodhur pinë kafe. Kafeina e gjendur në kafe njihet për stimulimin e trurit  dhe ju ndihmon të luftoni ndjesinë e lodhjes. Por, pirja e kafes krijon varësi dhe ju do të zhyteni në efektet e saj. Dhe më e keqja është se përgjumja kthehet edhe më hakmarrëse disa orë më pas. Prandaj ofrohen alternativa të tjera, sidomos ato pa kafeinë.

Një nga alternativat është pirja e lëngut të portokallit. Sipas një studimi të fundit, një gotë lëng portokalli (e barasvlefshme me 240 ml) mund të ndihmojë në stimulimin e trurit dhe mbajtjen në formë edhe në një pasdite të lodhshme.

Në studim u përfshinë 24 meshkuj, të cilët kryen disa teste mendore në dy ditë:

Ditën e parë pinë një gotë lëng portokalli para testeve mendore.

Ditën e dytë pinë ujë me sheqer që kishte të njëjtën shije si lëngu i portokallit.

Pas analizimit të rezultateve studiuesit zbuluan se meshkujt performuan më mirë, ishin më të shpejtë dhe të përqendruar ditën e parë kur pinë lëng të vërtetë portokalli.

Sipas studiuesve, lëngu i portokallit është më efikas në stimulimin e trurit, sepse në vend të kafeinës  përmban flavonoide, një grup substancash bimore që ndihmojnë në përmirësimin e shëndetit. Këto substanca përmirësojnë qarkullimin e gjakut, duke bërë që një informacion të kalojë më shpejt në qelizat nervore.

Që të jeni sa më vigjilentë dhe të përqendruar, konsumoni më shumë lëng portokalli sesa kafe.

 

 

 

Shpërndaje në: