Kadrijaj, pozitës: Keni vjedhë e keni sakatu, ushtarët sot po hajnë bukë e pashtetë

Kadrijaj, pozitës: Keni vjedhë e keni sakatu, ushtarët sot po hajnë bukë e pashtetë

Deputetja e AAK’së, Time Kadrijaj, ka thënë se kryeministri gjatë fjalimit të tij në Kuvend “tregoi përralla”.

“Kryeministri na tregoi përralla, jemi ngi përralla kryeministër, u dasht sot me dalë këtu em tregu cka ke bo konkretisht. Një kryeministër me fol edhe për shëndetësi, edhe për arsim, edhe për infrastrukturë tu i pasë ministrat këtu. Atëherë po del që ti ministrat i ki të paaftë se po duhet me raportu ti për ministra, dmth barrën e krejt qeverisë e ke marrë ti”, tha ajo.

Kadrijaj tha se Kurti ka thënë që nuk do të dialogojë me Serbinë “pa u zbardhur fati i të pagjeturve dhe pa kërku falje Serbia për krimet që janë kryer në Kosovë”.

Ajo ia përmendi edhe rastin e Astrit Deharit.

“Pse se zbardhët rastin për 4 vjet, plus 1 vit e gjysmë. Përkundrazi i keni zhdukë, i keni vjedhë mostrat, e keni ndjekë IML’në”, shtoi ajo.

“Sot ushtarët po hajnë bukë e pashtetë, policia e ushtarët nuk kanë uniforma. Ti i ke degradu secilin nivel të kësaj qeverisje. Keni vjedhë edhe në subvencione e në rezerva shtetërore. Keni vjedhë e keni sakatu. S’jeni kon në gjendje një rrugë me bo”, tha ajo.

Arben Gashi për Kurtin: I paaftë, i dështuar, i korruptuar e skandaloz – nuk e meriton të jesh as një ditë Kryeministër

 

Shpërndaje në: