Kadrijaj për Qeverinë: E kanë pranuar draft-statusin, kurse tani po e refuzojnë

Kadrijaj për Qeverinë: E kanë pranuar draft-statusin, kurse tani po e refuzojnë

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj ka thënë se kryeministri Kurti po shkon për tu takuar por jo për tu dakorduar.

“Po më duhet se janë shkuar për tu takuar për të thënë se janë takuar dhe për të mos u dakorduar për asgjë. Sepse caktimi i një date krejt papritur pa e bërë publike agjendën se çka do të diskutohet jemi në amulli edhe ne si deputetë. Kurti e ka obligim ta bëjë zyrtare agjendën e takimit, po ashtu pas kthimit të raportojë në Kuvendin e Kosovës, se çka është dialoguar atje. Le që po shkojnë në dialog por po na sjellin koncesione njëjtë sikurse e kanë pranuar komplet marrëveshjen. E kanë pranuar edhe draft-statusin, kurse tani po e refuzojnë në fakt kanë qenë ndërmjetësuesit e Bashkimit Evropian që kanë treguar se janë dakorduar. Është drafti më i keq i mundshëm, Kosova nuk duhet të bëjë koncesione”, ka thënë Kadriaj.

Ajo ka thënë se vet Qeveria ka pranuar se ekziston një konsensus për heqjen e masave të BE-së ndaj Kosovës.

“Kam pyetur Bislimin (zëvendëskryeministrin) për heqjen e masave që janë vendos nga BE-ja, se a po kërkohet koncesion dhe ai ka pranuar se po. Po dihet se cili është koncesioni, këta duhet të jenë të vëmendshëm se çka pranohet dhe se çka po diskutojnë dhe të mos e dëmtojnë Kosovës. Për ‘Zajednicën’ e tyre të famshme kanë protestuar, janë vrarë edhe njerëz për kauzat e tyre dhe tani pranohet pa asnjë dilemë. Këta po zhvillojnë një dialog pa parime sepse është dashur me u formuar një konsensus ndër praktikat e të gjithëve edhe shoqërisë civile dhe me ditë me u qit piakt se çka duhet të respektohet.” Njëjtë siç ndodhi për tokat e Manastirit të DEcanit që i dhuroi për të qenë pjesë e Këshillit të Evropës dhe ne nuk jemi pjesë e tyre”, shtoi Kadrijaj.

Ky takim është konfirmuar nga zëdhënësi i BE-së, Petër Stano, megjithëkëtë ende nuk janë dhënë detaje rreth agjendës të takimin trepalësh.

Po ashtu pritet që së shpejti të publikohet vendimi përfundimtar i BE-së, lidhur me masat ndaj Kosovës. Pasi që vendet anëtare janë pajtuar që t’i hiqen gradualisht masat Kosovës./eo

Shpërndaje në: