Kadrijaj-Kurtit: T’u kanë ligë edhe burrat edhe gratë, je ligë edhe vet
Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, gjatë seancës së sotme në Kuvendin e Kosovës u shpreh se deputetët sot janë të detyruar të flasin për siç tha, dështimet dhe keqpërdorimet e Qeverisë Kurti.
Ajo mes tjerash u shpreh se “Qeveria Kurti rriti dy herë çmimin e energjisë elektrike për qytetarët e Kosovës, ndërsa për ata në komunat veriore të Kosovës çmimet mbetën të pandryshuara, duke krijuar një trajtim të padrejtë e diskriminues”.
“Kur flasim për tenderët njëburimorë, e pat akuzuar Albini – Ramushin, i pat thënë ‘t’u kanë ligë meshkujt’, por shih tash t’u kanë ligë edhe burrat e edhe gratë, je ligë edhe vet sepse nuk guxon te vish të ballafaqohesh me realitetin”, tha Kadrijaj duke iu referuar kryeministrit.