Kadrijaj e shqetësuar: Sa herë që kjo qeveri ka marrë veprime në kundërshtim me aleatët Kosova ka humbur

Kadrijaj e shqetësuar: Sa herë që kjo qeveri ka marrë veprime në kundërshtim me aleatët Kosova ka humbur

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, deklaron se Kosova si pasojë e veprimeve të gabuara të kryeministrit Kurtit po humb aleatët dhe miqtë perëndimorë.

“Kosova është e sanksionuar dhe në bazë të këtyre sanksioneve Kosova ka humbur diku rreth 600 milionë euro dhe ende kërcënohemi me sanksione shtesë. Sa herë që kjo qeveri ka marrë veprime në kundërshtim dhe padakordim me aleatët Kosova ka humbur…E kemi humbur përkrahjen e ndërkombëtarëve, kjo është më e keqja që mund t’i ndodhë Kosovës. Humbja e aleatëve dhe miqve tanë, sepse pa aleatë dhe miq rruga evropiane e Kosovës është e stopuar”, tha Kadrijaj.

Shpërndaje në: