Kadrijaj: AAK-ja ka kërkuar nga opozita bashkëpunim për të rrëzuar Kurtin

Kadrijaj: AAK-ja ka kërkuar nga opozita bashkëpunim për të rrëzuar Kurtin

Mosdakordimi i partive opozitare për shpërbërje të parakohshme të Kuvendit nuk ka të bëjë me ndonjë krizë mes partive opozitare. Kështu thotë deputetja nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj.

Deputetja e AAK-së, tha se ka mohuar përçarjen ndërmjet opozitës, ndonëse pranon se nuk kanë pajtueshmëri ndërmjet vete.

Kadrijaj deklaroi se qëndrimet e AAK-së, sa i përket zgjedhjeve kanë qenë publike dhe kjo parti ka kërkuar dorëheqjen e Qeverisë dhe jo shpërbërje të Kuvendit.

“Nuk ka ndonjë krizë, ne jemi tri parti politike mundemi mos me u pajtu për ndonjë çështje, për shkak se nuk jemi në ndonjë parti politike dhe as nuk jemi në një koalicion. Ju e dini që edhe si parti opozitare për shkak të mos bllokimit të punës së Kuvendit të gjitha marrëveshjet ndërkombëtare i kemi votuar ajo se çka është e keqe është qeveria është Albin Kurti dhe kjo qeveri ata që i kanë sjell dëme vendit janë qeveria Kurti dhe ata duhet të shkojnë në shtëpi”, tha deputetja për EO.

Ajo se çfarë kanë kërkuar si parti është rënia e Qeverisë, me formimin e një siç e quan Kadrijaj boshtin opozitar.

“Ajo që kemi kërku ne si Aleancë, kemi kërku ta krijojmë boshtin opozitar që në të ardhmen ndoshta ky boshti opozitar, partitë e sotme opozitare të jenë në qeveri të mos ia zgjasim jetën kësaj qeverie të keqe”, tha deputetja.

Ndryshe, opozita tashmë në një mënyrë ka hequr dorë nga shpërbërja e Kuvendit që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme për faktin se nuk i ka numrat.

Shpërndaje në: