Kadri Kryeziu: Partitë politike t’i japin më shumë rëndësi interesit kombëtarë dhe shtetëror sesa interesit partiak

Kadri Kryeziu ish – kryetari i Gjykatës Kushtetuese, ka qenë i ftuari i radhës në “Real Talk me Maxhunin” që transmetohet në Periskopi dhe T7.
Ai ka folur për procedurat kushtetuese që lejohen për formimin e Qeverisë.
Kryeziu tha se partitë politike duhet të jenë konstruktive dhe t’i japin më shumë rëndësi interesit kombëtarë dhe shtetëror sesa interesit partiak.
“Partitë politike duhet të jenë konstruktive dhe t’i japin më shumë rëndësi interesit kombëtarë dhe shtetëror sesa interesit partiak…”, tha ai për Periskopin.
Tutje Kryeziu ka shpjeguar në detaje se si mund të formohet qeveria nga partitë opozitare.
“Në aspektin kushtetues e merr rolin presidentja e shtetit e cila është e obliguar që ta konstituoj brenda 30 dite Parlamentin. Seanca për konstituim deputetët marrin thirrje, pastaj atje përcaktohet njeriu më i vjetër dhe më i ri prej deputetëve.E lejon edhe Kushtetuta, partia e parë e ka për obligim ta dërgoj emrin tek presidentja, brenda 15 ditëve duhet ta formojë Qeverinë. Nëse jo partia e dytë e dërgon emrin e nëse as e dyta nuk e formon Qeverinë brenda afatit 10 ditorë, atëherë shkojmë në zgjedhje të jashtëzakonshme.”, tha Kryeziu për Periskopin.
VIDEO:
Kryeziu për rezultatin e zgjedhjeve: Të gjitha partitë e kanë marrë atë që e kanë merituar