Ka vdekur ikona e boksit kosovar, Xhevdet Peci
Boksieri i njohur kosovar Xhevdet Peci ka ndërruar jetë sot në SHBA, pas një sëmundje të rëndë, në moshën 67-vjeçare.
Lajmin e ka konfirmuar sekretari i Federatës së Boksit të Kosovës Latif Demolli.
Ai ka bërë të ditur se për momentin nuk dihet se kur do të mbahet ceremonia mortore e të ndjerit.
Ai ishte i lindur në Mitrovicë në vitin 1955.
Xhevdet Peci, ishte boksier shqiptar, ish pjestar i KB Prishtina, disa herë ishte kampion i ish-Jugosllavisë.
Peci apo babai i boksit, ia solli pesë tituj Prishtinës në ligën më të fortë në botë në atëkohë, në ish Jugosllavi (në vitet e 70-ta dhe të 80-ta). /Periskopi/