Ka shumë arsye pse burrat qëndrojnë më gjatë në tualet

Ka shumë arsye pse burrat qëndrojnë më gjatë në tualet

Në një skenë të filmit “This is 40”, Pete (Paul Rudd) pretendon se po përdor tualetin në mënyrë që të qëndrojë i qetë në iPad-in e tij. “E di që nuk po del jashtë,” bërtet gruaja e tij Debbie (Leslie Mann). Pete nuk thotë asgjë dhe vazhdon të qëndrojë në iPad.

Ka shumë arsye pse burrat qëndrojnë më gjatë në

Sipas një hulumtimi të vitit 2018 të kryer nga kompania e produkteve të tualeteve Pebble Gray, një e treta e burrave në Mbretërinë e Bashkuar kalojnë më shumë se shtatë orë në vit në tualet “duke shijuar qetësinë” dhe “duke shmangur stresin”.

Nisur nga kjo, Sam Hancock, një reporter që punon freelance në Mbretërinë e Bashkuar, kreu vetë një hulumtim të ngjashëm.

“Isha kurioz dhe kështu hartova një pyetësor timin dhe ua dërgova 38 burrave të moshës 19-55 vjeç për t’i pyetur për zakonet e tyre kur shkojnë në tualet. 92% raportuan se qëndrojnë 20 minuta ose më gjatë të ulur te wc-ja prej porcelani. Pak më shumë se 70% thanë se u kishte ndodhur të qëndronin 30-40 minuta. Gjashtë njerëz pranuan se qëndronin rregullisht një orë në tualet.” – shkruan ai në një artikull për Vice.

Hancock ua bëri të njëjtat pyetje grave dhe të gjitha thanë se nuk kalojnë më shumë se 10 minuta në banjë.

Ai sqaron se i pyeti se çfarë bënin në tualet për kaq shumë kohë – përveç asaj çfarë dihet – dhe 84% e burrave thanë se lexojnë nëpër rrjete sociale, 68% shohin video dhe 62% lexojnë lajmet. Opsionet e tjera ishin kontrollimi i emailit (49%) dhe shikimi i një episodi të një seriali televiziv (24%). Disa të tjerë thanë se lexojnë libra (14%) ose telefonojnë dikë (8%).

Të tjerë në pyetësorin e Hancock përmendën si arsye “mërzinë”, të tjerët “relaksim” dhe “higjienën”. Por përgjigjja më e zakonshme, me gati 80%, ishte se ata shkonin në tualet “për të qëndruar ca kohë vetëm”.

Ka shumë arsye pse burrat qëndrojnë më gjatë në

Psikoteraposti Benjamin Jackson, i pyetur nga Sam, tha se është e qartë që burrat mund të mbështeten vetëm në këtë moment për të “rikuperuar nivele të ulëta të testosteronit”, të shkaktuara nga presione të tilla si shoqëria, puna dhe madje seksi.

Zakonisht, thotë ai, burrat priren të bëjnë “aktivitete mendore me fokus përqendrimin të cilat kryhen në vetmi, si shikimi i një ndeshje futbolli ose leximi i lajmeve” në mënyrë që të lehtësojnë stresin.

“Sipas stereotipeve themelore gjinore, burrat preferojnë të mendojnë dhe të veprojnë në këto situata, ndërsa gratë preferojnë të ndjejnë dhe të jenë”, thotë Jackson. “Kjo është arsyeja pse – duke folur në përgjithësi – biseda me miqtë është shumë më e rëndësishme për gratë.”

63% e burrave që iu përgjigjën sondazhit duke thënë se ata qëndronin qëllimisht në banjë kur ndiheshin të irrituar në punë ose në shtëpi. Pse? Sepse e konsiderojnë atë një “hapësirë të sigurt”.

“Shpella është një vend i rëndësishëm”, thotë Jackson, “për sa kohë që nuk bëhet një gropë për t’iu shmangur gjërave.”

Shpërndaje në: