Ka një arsye shumë të thjeshtë pse duhet të bëni gjithmonë një dush të ngrohtë para gjumi!
Të gjithë e dimë se sa relaksues është një dush i gjatë dhe i ngrohtë. Shumë e njerëz e cilësojnë lloj meditimi dhe thonë se “kur lahen, pastrohen dhe nga çdo mendim negativ”. Përtej relaksimit, një dush i ngrohtë ka edhe fuqinë t’ju ndihmojë të flini.
“Ritmi juaj cirkadian, i cili është cikli juaj i gjumit-zgjimit, drejtohet nga temperatura dhe drita e trupit”, thotë specialistja e gjumit, Whitney Roban, PhD. “Ju dëshironi që temperatura e trupit tuaj të ulet në mënyrë që melatonina të rritet. Kur dilni nga një dush i nxehtë ndodh pikërisht kjo, duke ju ndihmuar kështu, të ndiheni të përgjumur.”
Temperatura, sidoqoftë, varet nga ju. Disa njerëz mund t’i “vërë në gjumë” një dush i nxehtë, por disa mund t’i bëjë edhe më energjikë. Nëse bëni pjesë në grupin e fundit, mund të bëni dush me një ujë të ngrohtë, por jo shumë të nxehtë.
Nga ana tjetër, sugjerohet që të bëni edhe një aktivitet qetësues direkt pas dushit. Nëse gjëja e parë që bëni është të përdorni telefonin, atëherë nuk keni bërë asgjë të dobishme. Përgatisni dhomën paraprakisht, fikni dritat dhe provoni të bëni yoga, të lexoni, të shkruani në një ditar etj – për rreth 15 minuta.
Po telefoni? Vendose të karikohet në një dhomë tjetër ose mbaje mjaftueshëm larg teje.
Burimi: Well&Good