Ka nisur hapja e shkollave, si ta kuptoni që fëmija është prekur me koronavirus

Humbja e oreksit, simptomë e mundshme e coronavirusit te fëmijët

Nëse fëmija juaj sjell në shtëpi një drekë të paketuar të pa ngrënë, mund të jetë një shenjë e coronavirusit, kanë paralajmëruar shkencëtarët.
Më shumë se një e treta e fëmijëve të moshës që ende vijojnë shkollën, të prekur nga COVID-19 vuajnë nga humbja e oreksit që i shtyn ata të heqin dorë nga vaktet.
Prindërit dhe mësuesit tani po paralajmërohen të shikojnë për simptoma më pak të njohura të sëmundjes ndërsa shkollat kthehen dhe rreziku i infektimit rritet.
Një ekip nga King’s College në Londër ka monitoruar qindra fëmijë të infektuar duke përdorur një aplikacion celular gjurmues të simptomave COVID-19.
Në vend të kësaj, ata gjetën se shumica e të rinjve me virus kishin tendencë të anashkalonin vaktet, të vuanin dhimbje koke dhe të ndjeheshin të rraskapitur.

Pesë simptomat kryesore të personave në nën moshën 18 vjeçare me virusin ishin: lodhja (55 për qind), dhimbje koke (53 për qind), ethe (49 për qind), dhimbje fyti (38 për qind) dhe humbje e oreksit (35 për qind).
Aplikacioni zbuloi gjithashtu se një në gjashtë (15 për qind) fëmijë që rezultuan pozitivë pësuan një skuqje të lëkurës e cila kruhej, shkruan dailymail.

Kjo ishte e ndryshme krahasuar me të dhënat e aplikacionit për të rriturit: lodhje (87 për qind), dhimbje koke (72 për qind), humbje e nuhatjes (60 për qind), kollë e vazhdueshme (54 për qind) dhe dhimbje të fytit (49 për qind).
Gjetjet bazohen në të dhëna nga 198 fëmijë me teste pozitive dhe 15.800 teste negative.

Një e treta e fëmijëve me COVID-19 nuk treguan shenja infeksioni, duke përforcuar gjetjet e mëparshme se shumë janë asimptomatikë.
Gjithnjë e më shumë simptoma të COVID-19 po raportohen, ndërsa mjekët dhe shkencëtarët mësojnë më shumë rreth virusit i cili u zbulua vetëm disa muaj më parë.