Ka marrëveshje mes Conte dhe Tottehnam – klubi do të shpenzojë 100 milionë në janar
Antonio Conte dhe Tottenham Hotspur duket se janë pajtuar për bashkëpunimin.
Sipas raportimeve të Di Marzio, Antonio Conte ka arritur marrëveshje me Spurs dhe do të shkojë në Londër sonte, përcjell Periskopi.
Trajneri italian ka qenë pa skuadër që nga koha kur la Interin por tani duket se do të kthehet për një punë në Londër, që për të do të ishte e dyta pas Chelsea.
Thuhet se Daniel Levy ka pranuar kërkesat e Conte dhe qysh në janar skuadra do të investojë me 100 milionë euro në afrime të reja.
Nuk dihet akoma se cilat do të jenë detajet e kontratës së Conte, por puna e marrëveshjes shihet e kryer. /Periskopi/