Ka konsumuar tri litra ujë çdo ditë për një muaj! Nuk do të besoni si dukej atëherë dhe si duket tani (Foto)
Sarah Smith është nënë 42 vjeçare e dy fëmijëve në Britani të Madhe, Sikur shumë të tjerë, edhe ajo kishte pranuar hapur se nuk e konsumon sasinë e rekomanduar të ujit çdo ditë. Ajo kishte vuajtur nga tretja e keqe, dhimbjet e shpeshta të kokës dhe nga shumë probleme tjera shëndetësore që ndërlidheshin me mungesën e konsumimit të mjaftueshëm të ujit, transmeton Telegrafi.
Por, kjo gjë kishte ndryshuar kur ajo kishte vendosur ta dokumentojë eksperimentin e saj duke pirë tri litra ujë çdo ditë për një muaj.
Qysh në fund të javës së parë ajo kishte vërejtur përmirësime në shëndetin e saj, pasi që edhe urina mbante ngjyrë uji sepse i kishte larguar nga trupi të gjitha toksinat.
Ndërsa në javën e dytë kishte vërejtur përmirësime në tonin e lëkurës dhe kishte marrë komplimente nga burri i saj i cili e kishte vërejtur se celuliti i saj ishte larguar. /Telegrafi/