Ka filluar Kuvendi i Punës në FFK, prezent 55 delegatë nga 59
Kuvendi i Rregullt i Punës në Federatën e Futbollit të Kosovës tashmë ka filluar.
Kuvendi ka nisur nga ora 17:00, ndërkohë që pjesëmarrës janë 55 delegatë nga 59 sa kanë të drejtë të marrin pjesë në këtë kuvend.
Ky kuvend po mbahet në formë online, pasi që FFK ka vendosur që për shkak të masave të reja ndaj “Covid-19” të mos organizojë kuvend me pjesëmarrje fizike.
Në fillim të këtij kuvendi kanë folur përfaqësues të FIFA-s dhe UEFA-s, nga e mori fjalën edhe presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka, i cili njëherit është edhe anëtarë i Komitetit Ekzekutiv në UEFA.