‘Ka banene brenda’ – komenti shokues racist që dëgjohet në prapavijë derisa Mourinho i dhuroi këpucët Felixit
Felix Afena-Gyan dhe Jose Mourinho u filmuan teksa trajneri i dha një pale këpucë të reja sulmuesit të ri, ashtu siç kishte premtuar, por një koment racist e prishi krejt këtë moment të bukur.
Mourinho zbuloi pas fitores 2:0 ndaj Genoas se ai i premtoi Felix se do t’ia blinte këpucët që ai dëshironte nëse do të shënonte.
Felix në fakt, realizoi dy gola dhe i dha “Gjallorosëve” tri pike të rëndësishme në garën për top katërshe.
Mourinho e mbajti premtimin dhe ia dha sot këpucët, teksa vet lojtari e falënderoi trajnerin në rrjetet sociale.
Por, moment ii bukur u prish nga një zë në prapavijë.
Kur Felix po hapte kutinë e këpucëve, u dëgjua një person prapa kamerave duke bërë një koment racist për futbollistin ganez.
“Ka banane brenda”, dëgjohej një person në prapavijë.
? Promessa mantenuta: #Mourinho ha regalato le scarpe a @ohenegyanfelix9! ✅ #ASRoma #Felix pic.twitter.com/1rmndJw8kg
— Jacopo Aliprandi (@AliprandiJacopo) November 22, 2021