Ka ardhur koha e etheve, derbi më i zjarrtë në rruzull vetëm disa minuta larg: Formacionet zyrtare

Ka ardhur koha e etheve, derbi më i zjarrtë në rruzull vetëm disa minuta larg: Formacionet zyrtare

Janë publikuar formacionet të derbit më të zjarrtë në rruzull, Real Madrid-Barcelona.

Mbretërit janë nikoqir të Blaugranave në El Clasicon e dytë të këtij sezoni, e cila zhvillohet nga ora 21:00 në Estadio Alfredo di Stefano.

Ekipi i Zinedine Zidane vjen nga një formë pozitive me tri fitore radhazi dhe synon të katërtën për ta parakaluar Barçën në vendin e dytë dhe për t’i barazuar pikët me Atleticon Madridin lider.

Në anën tjetër, ekipi i Ronald Koeman është në formë edhe më të mirë me gjashtë fitore radhazi në kampionat dhe synon fitoren e radhës për të rrëmbyer pozitën e parë.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të luajnë me formacionet më të mira të mundshme, përkundër mungesave të theksuara.

Real MadridCourtois; Lucas Vázquez, Militao, Nacho, Mendy; Modric, Casemiro, Kroos; Valverde, Benzema, Vinicius

BarcelonaTer Stegen; Mingueza, Araujo, Lenglet; Dest, De Jong, Busquets, Pedri; Alba; Dembele, Messi;

Shpërndaje në: