Juventusi shpartallon kampionin e Evropës

Juventusi shpartallon kampionin e Evropës

Juventusi ka regjistruar një fitore të madhe kundër Chelseat në fazën e grupeve në Champions League.

Biankonerët triumfuan me rezultat minimal, 1-0, si nikoqirë të londinezëve, shkruan Periskopi.

Golin e vetëm në ndeshje e shënoi Federico Chiesa në minutën e 46-të të ndeshjes, pas asistimit nga Bernardeschi.

Chelsea dominoi por nuk arriti ta thyejë mbrojtjen brilante të vendësve.

Pas kësaj fitoreje, Juve zë vendin e parë në Grupin H me gjashtë pikë, tri më shumë se Chelsea dhe Zeniti në pozitat dy respektivisht tre, ndërsa, Malmo është në vendin e fundit me zero pikë. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: