Juventusi pa yllin e skuadrës në përballje me Napolin
Federico Chiesa nuk do të jetë në dispozicion të Juventusit për ndeshjen e kampionatit kundër Napolit.
Lojtari ka pësuar një dëmtim me Italinë dhe ka zhvilluar sot teste të tjera mjekësore që kanë rezultuar negative, por trajneri Massimiliano Allegri ka vendosur të mos e rrezikojë.
Kjo ka qenë komunikata e klubit bardhezi: “Sulmuesi ka zhvilluar një rezonancë magnetike që ka rezultuar negative. Megjithatë, për të mos rrezikuar, nuk do të jetë në dispozicion për transfertën në Napoli”.