Juventusi mposht pa probleme Sassuolon
Juventus ka shënuar fitore të rëndësishme në udhëtim te Sassuolo me rezultat 1 – 3.
“Zonja e Vjetër” u këndell pas humbjes ndaj Milan, duke mbajtur shpresat gjallë për të siguruar pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve.
Sassuolo kishte mundësinë e artë të kalonte në epërsi përmes Berardit, por ai dështoi të shënonte nga pika e bardhë (16′).
Ishte Adrien Rabiot që realizoi nga largësia për të kaluar Juventusin në epërsi (28′).
Ylli Cristiano Ronaldo dyfishoi epërsinë në minutën e 45-të, derisa për portugezin ky gol vlen shumë ngase është i 100 në fanellën e “Bianconerëve”.
Sassulo ngushtoi epërsinë përmes Raspardori që u asistua nga Locatelli (59′).
Por, Juventus nuk lejoi befasi dhe ishte Paulo Dybala që vulosi fitoren (66′).
Me këtë fitore, Juventus vazhdon të renditët në pozitën e pestë me 72 pikë, derisa Sassuolo në të tetën me 56 sosh./