Juventusi me fitore të lehtë ndaj Sampdorias, kalon në çerekfinalen e Kupës së Italisë
Juventusi ka fituar bindshëm ndaj skuadrës së Sampdorias për të siguruar biletën për çerekfinale të Kupës së Italisë.
“Zonja e Vjetër” ka fituar me rezultat 4-1 ndaj Sampdorias.
45 minutëshi i parë u mbyll me rezultat 1-0 për Juventusin, me golin e realizuar nga Juan Cuadrado në minutën e 25-të.
Në minutën e 52-të, mbrojtësi Daniele Rugani dyfishoi epërsinë për vendasit, teksa mbrojtësi Andrea Conti e ngushtoi epërsinë në minutën e 63-të.
Paulo Dybala e ktheu sërish avantazhin për “bardhezinjtë” duke realizuar në minutën e 67-të, ndërkohë 10 minuta më vonë Alvaro Morata me një gol nga penalltia e vulosi ndeshjen për rezultatin përfundimtar 4-1.
Juventusi në çerekfinale do të luajë me fituesin e duelit Sassuolo – Cagliari.