“Juventusi është klubi i fundit në karrierë për Ronaldon”

Periskopi.com Sporti

Agjenti i Cristiano Ronaldos, Jorge Mendes ka thënë që Juventusi do të jetë klubi i fundit për yllin portugez

‘Zonja e Vjetër’ e transferoi dje Cristiano Ronaldon për shumën prej 105 milionë euro, me futbollistin që nënshkroi kontratë katër-vjeçare me kampionin e Serie A, shkruan Periskopi.

“Unë jam shumë i lumtur për Cristianon,” ka thënë Mendes.

“Juventusi do të jetë klubi i tij i fundit dhe jam i lumtur për vendimin e tij. Me këtë skuadër ai do të përmbyllë karrierën e mrekullueshme,”. /Periskopi/

Shpërndaje në: