Juventus vihet pas Eden Hazard

Juventus vihet pas Eden Hazard

Eden Hazard po i rrezikohet seriozisht skuadrës së Real Madrid.

Në kohën kur madrilenët po punojnë që të kenë shërbimet e Kylian Mbappe, një lojtar i skuadrës së tyre, Eden Hazard, është në shënjestër të Juventus.

Pasi Juventus kanë mësuar se nuk do të kenë shërbimet e Cristiano Ronaldo, ata janë vënë në kërkim për një zëvendësues të tijin.

Sipas Jose Felix Diaz, Juve e dëshiron nënshkrimin e Hazard,  transmeton Periskopi.

Ky nënshkrim me yllin belg do të ishte vetëm në formë huazimi.

Mbetet të shihet nëse Florentino Perez do të pranojë ta largojë Hazard nga skuadra për këtë sezon. Shumëçka mund të varet edhe nga situata e Kylian Mbappe. /Periskopi/

Shpërndaje në: