Juventus ngjitet në pozitën e tretë, mposht ekipin e fundit në tabelë
Rekordkampioni i Serie A – klubi torinez, Juventus, ka realizuar triumfin e radhës, pasi sonte në kuadër të xhiros së 23’të të kësaj lige, bardhezinjë e kanë mundur me rezultat të thellë 3 -0 skuadrën e fundit në tabelë, Crotonen, shkruan Periskopi.
Serinë e golave për ‘Zonjën e Vjetër’ e nisi ylli portugez, Cristiano Ronaldo, i cili shënoi dy herë në portën e Crotones, duke arritur që ta kap shifrën e 18 golave për këtë sezon.
Teksa, rrjetën për golin e tretë e gjeti mesfushori amerikan, McKennie.
Me ketë fitore, Juventus ngjitet në pozitën e tretë me plot 45 pikë të grumbulluara, teksa Crotone vazhdon të mbetet e fundit në tabelën e Serie A. /Periskopi