Juventus në zi, vdes futbollisti
Skuadra e Juventus ka marrë një lajm shumë të hidhur këtë mbrëmje.
‘Zonja e Vjetër’ ka mësuar se Bryan Dodien, një lojtar i akademisë së skuadrës, është ndarë nga jeta, përcjell Periskopi.
17 vjeçari, i lindur në vitin 2004, në vitin 2015 diagnostikohej me kancer. Kjo e detyronte atë të largohej pak kohë nga fushat e blerta.
Lojtari kthehej në futboll në vitin 2019, pasi mposhti përkohësisht sëmundjen, por sot erdhi lajmi i hidhur për ndarjen e tij nga jeta. /Periskopi/